Ahmeti i bindur që të premten do ta shesë Q7-shin e Mustafës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se vetura e ish-kryetarit Isa Mustafa, Audi Q7, të premten do të dalë në shitje për herë të tretë.

Ai ka thënë në Interaktiv të KTV-së se ka marrë premtime nga disa qytetarë që jetojnë jashtë se duan të ndihmojnë komunën. Ka treguar edhe vlerën e automobilit dhe se çfarë mund të bëhet me ato të holla.

“Nesër del në shitje për herë të tretë. Vlerën fillestare e ka 31 mijë euro. Me 31 mijë euro mund të blihet një banesë për një familje skamnore”, ka thënë ai./koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu