Anija gjigante humb kontrollin, përplaset për murin e betonit në hyrje të portit (VIDEO)

Në një video të publikuar nga mediat e huaja thuhet se shihet një anije gjigante e cila në atë moment ishte në “mëshirën e detit”.

Bëhet fjalë për një moment kur anija godet murin e betonit në hyrjen e portit Luz në kryeqytetin Gran Canaria Las Palmas.

Siç shkruajnë mediat e huaja, nga ky aksident, pesë veta janë dërguar në spital, duke përfshirë edhe një burrë i cili pësoi edhe thyerje, pasi ishte rrëzuar në tokë, në momentin e përplasjes.

Bëhet e ditur se trageti humbi fuqinë derisa po largohej nga porti dhe përpjekja e ekuipazhit për të ndaluar përplasjen kishte dështuar./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu