Një ngjarje e rrallë, por e rëndë ka ndodhur në kategorinë e dytë të kampionatit të basketbollit në Lituani.
Gjatë kësaj jave është zhvilluar një ndeshje në divizionin e dytë lituanez, por jo gjithçka ka shkuar në rregull.
Kjo pasi, njëri basketbollist e ka goditur bashkëlojtarin e tij me grusht në fytyrë pasi ai nuk ia pasoi një top.
Ky ishte rasti i Osvaldas Maernis, një lojtar veteran i divizionit të dytë të Lituanisë, i cili përfundoi duke sulmuar me një goditje brutale bashkëlojtarin e tij, Tomas Domarkas për mos-kalimin e topit në një sulm të ekipit të tij.
Me të ndodhur rasti u afruan gjyqtari dhe bashkëlojtarët për ta ndërprerë këtë tollovi.
Pas kësaj sjellje të tij, basketbolli Marni përfundoi i përjashtuar nga loja për veprimin e tij të pajustifikueshëm . /Telegrafi/