BDI-ja kërkon shërbim nga VMRO-ja: shkatërrojeni BESËN!

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit j’ua prishi gjitha hesapet edhe VMRO-së por edhe partisë shqiptare simotër Bdi-së. Pika e përbashkët e këtyre dy partive është luftimi me inat ndaj Lëvizjes Besa. VMRO-së i pengon Ridefinimi i Besës, ndërsa Bdi-së po i pengon gjithëçka që lidhet me Besën, është e vetmja kjo Besë që e ka dëmtuar shumë rëndë partinë e Ahmetit edhe në terren por edhe gjithëkund. Shpëtimin e vetëm Bdi-ja e Ali Ahmetit tani po e kërkon te ”vllau” Nikolla duke e lutur ate natë e ditë që sa më shpejt ta shkatërroj Lëvizjen Besa. Një frazë e popullit thotë: Nga këta çka nuk pritet! Bdi-ja bashkë me VMRO-në mund  të montojën fakte të trilluara nga më të ndryshmet kjo nuk është për tu çuditur. Vet fakti që kjo parti çdoherë trillon dhe bënë shpifje nga më të ndryshmet për këtë lëvizje, lë që të dyshohet se Bdi-ja tani më shpëtimin e vet ekzistencës së saj e kërkon te VMRO-ja, duke i thënë ama ma largo sa më shpejt sëmundjen e pashërruar Besafobia. Ali në qoftse diagnozën e ke Besafobi, shkurt kësaj i thonë; frika nuk ka ilaq!/rrugadrejt.com