Berisha në shesh me qeleshe, bën shqiponjën me duar, por ja gafa në FB (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në rrjetet sociale momente nga protesta e sotme e opozitës përpara Kryeministrisë. Mes publikimeve të ndryshme, Berisha ka postuar një foto në të cilën shfaqet me një qeleshe në kokë, teksa pozon me një qytetar dhe deputetin demokrat Gerti Bogdani.

Madje teksa bashkon duart me qytetarin, ata së bashku bëjnë simbolin e shqiponjës.Por në komentin bashkangjitur fotos, ish-kryeministri ka gabuar me datën, duke e shkruar “shkurt 20017”.

“Deshmitar fatlum ne kete dite te historise!
Rrofshi ju gra dhe burra, te rinj e te reja nga te kater anet e Shqiperise nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, emigracioni, diaspora, Greqia, Italia, Gjermania, SHBA qe firmoset sot me pranine tuaj fillimin madheshtor te Revolucionit Demokratik shkurt 20017, revolucionit qe do te çmontoje sistemin e Banditokracise dhe do vendose ne Shqiperi sistemin e vlerave te bazuar ne voten tuaj te lire! sb”, shkruan Berisha.


1 Koment

  1. Kjo çfarë po ndodhë në Tiranë, nuk është vështirë të emërtohet drejt e saktë!
    Nuk është gjë tjetër, pos një skenar i përpiluar nga mjeshtër të njohur dhe me përvojë nga do vende “mike”, për do revolucione të portokallta, pranvera…etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu