Celularët shkaktojnë tumor?

Një burrë ka fituar pagë mujore nga sigurimi shëndetësor, pasi një gjykatë gjeti se tumori i tij në tru ishte shkaktuar nga celulari i kompanisë në të cilën ai punonte.
Roberto Romeos i ishte dhënë një celular nga Telecom Italia, të cilin ai e përdori tri orë në ditë për 15 vjet në punë.

Me kalimin e kohës, ai zhvilloi një tumor jo-kanceroz në tru dhe humbi dëgjimin në njërin vesh, transmeton Express.

Të enjten doli se një gjykatë në qytetin e Ivrea-s ishte në anën e Romeo-s, duke urdhëruar gjigantin e rrjetit të celularëve që ta pagujë atë 7,000 euro në vit, transmeton Gazeta Express.

Ky është vendimi i parë gjyqësor në botë që njeh “lidhjen” mes përdorimit të celularit dhe zhvillimit të tumorit në tru.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu