De Biazi: Unë e di kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë

Xhani De Biazi duket se është informuar nga presidenti Armand Duka rreth bisedimeve për të ardhmen e stolit të përfaqësueses që ai la pak ditë më parë. Trajneri ka dhënë një intervistë sot për ‘Radio anch’io sport’ duke dhënë disa sinjale për atë që do të ulet në pankinën e kuqezinjve.

“Kush do të jetë trajneri i ri? Besoj se do të jetë një italian. E di pak a shumë emrin por është më mirë të mos e them tani. Mendoj se do të bëhet një zgjedhje me qetësi.

Ndërsa përsa i përket të ardhmes së vetë trajnerit, De Biasi ka sqaruar se po shqyrton një ofertë larg Italisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu