Duhani dhe dëmet që shkaktohen prej tij

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit

substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato dëme që influencohen apo rëndohen prej tij, lista do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.

Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive,  duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.

Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat,kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare.

Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohen gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular dhe atë të gjakut. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan.

Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon enët e gjoksit.

Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Kolinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinapsë (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu