E gjelbra e këndshme romantike

Nëse dëshironi të jeni në trend këtë sezon dhe të dukeni romantike dhe elegante, vishuni me ngjyrë pasteli të gjelbër.

Do të përshtateni lehtë me tone neutrale, qoftë kur është fjala për bluzë, fustan, fund, xhemper të rehatshëm apo shtojcë mode si p.sh. rrip dhe syze dielli.

Përshtaten shkëlqyeshëm me nuanca të bardha, të zeza, bezhë, gështenjtë të shndritshëm, rozë.

Me xhinse apo pantallona mund të vishni bluzë romantike, tunikë apo xhaketë, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjyrë moderne u përshtatet mirë damave me flokë ngjyrë të shndritshme dhe atyre me flokë ngjyrë të errëta, kurse bashkë me to kombinohen për mrekulli stolitë me tone ngjyrash argjendi dhe ari. /Telegrafi/