ASH e Selës: Taravari përsëri e shkeli fjalën, katër premtime për dorëheqje, për humbjen e pesëfishtë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj Arben Taravarit, duke ia kujtuar katër premtimet për dorëheqje. Nga ASh-ja thonë se ai përveç se në organet e partisë, premtimin për dorëheqje këtë herë e dha edhe publikisht, transmeton TV21.

“E kemi paralajmëruar opinionin me kohë, që Arben Taravari, disa herë ka dhënë fjalë brenda organeve të partisë dhe gjithmonë e ka shkelur fjalën e vetë. Kësaj radhe ai dha fjalë edhe publikisht dhe përsëri e shkeli.

Para zgjedhjeve të 24 prillit u zotua të paktën 4 herë, se nëse humb zgjedhjet qofshin presidenciale, qofshin ato parlamentare, do të jep dorëheqje dhe do të largohet nga politika.

Në dy ciklet zgjedhore, Taravari humbi garën për president, pastaj koalicioni i tij humbi zgjedhjet parlamentare në nivel shteti, në shumicën dërmuese të njësive zgjedhore, në njësinë e 6 zgjedhore dhe në qytetin e tij, në Gostivar.

Në vend që ta mbajë fjalën e dhënë, ai zgjodhi të shkojë e ti lutet Mickoskit për ti marë në Qeveri si humbës. Çfarë mund të pritet të bëjë më tej në politikë, një njeri që nuk e mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve!?

I bëjmë thirrje publike që të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Komunës, si dhe të tërhiqet nga politika dhe ta mbajë fjalën të paktën një herë”, thuhet në kumtesën e ASH-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu