E mbani mend Rozën “e vjetër” që shfaqet në fund të Titanik-ut? Ja sa mahnitëse ishte në rini (FOTO)

Titanic është një prej filmave më të popullarizuar të të gjitha kohërave. Filmi me regji të James Cameron, trajtonte romancën mes Jack dhe Rose brenda anijes madhështore.

Rose ishte një i varfër dhe Rose një vajzë e pasur dhe gjatë udhëtimit në det ndërtohet historia e tyre e dashurisë, këto janë detaje që na mund të kujtohen në mënyrë të përkryer, por… Mos harroni që e gjithë ngjarja rrëfehet nga një zonjë 84-vjeçare, e cila del në fund të filmit dhe përfaqëson Rozën.

Aktorja që luan mjeshtërisht Rosën e vjetër luhet nga Gloria Stuart. Që në moshë të re Gloria u shqua për aftësitë e saj në aktrim dhe kur ishte vetëm 22 vjeçe nënshkroi kontratë me “Universal”.

Por, përveçse e talentuar Gloria ishte edhe shumë simpatike dhe kjo i hapi rrugë të lidhte kontratë edhe me “20th Century Fox” me të cilin realizoi 35 filma.

Edhe pse ajo vdiq në vitin 2010, Gloria do të mbahet mend përgjithmonë për talentin e saj të madh në aktrim dhe si Rosa e Titanic.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu