“Ka ditëlindjen ai”, tentoi të vriste veten për të dhe duroi dhunën, Juli-Erjolës: Si mundesh të kujtosh atë person?

Erjola mbrëmjen e djeshme ka kujtuar sërish ish-të dashurin e saj, ku në linjën e jetës, ajo e ka përshkruar si një njeri dhunues dhe xheloz.

Madje gjatë qëndrimit në BBV3 ka treguar se ka tentuar edhe t’i japë fund jetës për këtë shkak të këtij personi, por ishte fytyra e nënës që i doli përpara dhe e pengoi të bënte një gjë të tillë. Dje në mbrëmje pasi përfunduan gatimin e 100 picave për banorët e dy shtëpive të fëmijëve, Erjola dhe Juli po qëndronin bashkë dhe po bënin muhabet. Në një moment Erjola tregon se sot ish-i dashuri feston ditëlindjen.

Erjola: Ka ditëlindjen ai që kam përmendur në linjën e jetës.

Juli: Hë ai, po si mundesh ta kujtosh prapë atë rob?

Erjola hesht, ndërkohë që Juli e përqafon.

Juli: Edhe 100 çunit të huaj pra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu