Efektet pozitive të çokollatës gjatë shtatëzënisë

Shtatzënia është një eksperiencë unike në jetën e çdo femre. Edhe sikur të mos jetë shtatzënia juaj e parë, kujdesi duhet të jetë gjithmonë maksimal. Sipas mjekëve obstetër-gjinekologë, shtatzënitë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Përveç trajtimit mjekësor, ata rekomandojnë që femrat shtatzëna të ndjekin një regjim ushqimor sa më të shëndetshëm dhe të pasur në vitamina, fibra, antioksidantë dhe kripëra minerale.

Femrat shtatzëna ‘’shfrytëzojnë’’ tundohen lehtësisht nga ushqimet gjatë kësaj periudhe. Një prej tyre është edhe çokollata. Sipas një studimi të fundit të bërë nga University of Buenos Aires, konsumi i moderuar i çokollatës është i dobishëm gjatë shtatzënisë.

Në këtë studim u përfshinë 125 femra shtatzëna të cilat vuanin nga pre-eklampazia, një sëmundje kardiovaskulare që prek venat e gjakut të placentës. Ato përdorën për 12 javë rresht nga 30 gramë çokollatë në ditë. Në fund u vu re një përmirësim i qarkullimit të gjakut në placentë.

Kjo ndodh pasi në kakao janë të përqendruar shumë flavonidë. Studiuesit argjentinas provuanpo ashtu që çokollata gjatë shtatzënisë redukton stresin, sjell humor të mirë dhe shton sasinë e lartë të serotoninës, hormonit të lumturisë. Reagimet pozitive kalojnë nga nëna tek fetusi. Por mjekët rekomandojnë që të konsumohet çokollatë e zezë fondente, sidomos nëse përmban 70% kakao./Living


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu