Elbasanlliu bën lekë me “thasë” në Gjermani, ja metoda që ka përdorur (FOTO)

Si çdo qytet i Shqipërisë edhe Elbasani ka traditën e tij të gatimit që e bën të veçantë nga qytetet e tjera. Një ndër to është “simitja me bugaçe”, traditë e cila daton prej dy shekujsh dhe është karakteristikë vetëm e Elbasanit. Shkaku i përgatitjes dhe shijes të veçantë që ajo ka bën që çdo qytetar i Elbasanit ta konsumojë për mëngjes.

Mirepo kohet e fundit duket qe ky ushqim ka filluar te perdoret dhe eshte perhapur dhe ne disa qytete te tjera si Tirana, Durresi etj.. madje dhe jashte Shqiperise, shkruan Infoelbasani.al

Një treta e popullsisë është larguar nga vendi që kur sistemi komunist u rrëzua, por vala e fundit e emigracionit në vitet 2014-2015 ka përfshirë ikjen nga vendi të njësive familjare.

Shumica kanë dhënë shkak gjendjen ekonomike, mungesën e perspektivës dhe mungesën e sigurisë.

Nje prejt tyre eshte familja Hoxha qe fatmiresisht eshte rregulluar mire ne Siegen qytet ne Gjermani.

Ato kane arritur te marrin nje dyqan me qera dhe kane hapur biznesin e tyre te vogel, nje mengjezore.

Kryefamiljari Gentiani shprehet i kenaqur me punen e tij dhe me kuzhinen e pasuruar te Elbasanit qe pelqehet shume nga qytetaret gjerman dhe shqiptar ne Gjermani.“Byreket me dhalle dhe bugacet me salcice jane ushqimet me te perdorura por sidomos bugacja.Mendoj qe ne ditet e ardhshme do ta zgjeroj me shume kuzhinen duke shtuar akoma gatime elbasanllie si fergesa, tava e kosit etj.“-shprehet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu