Eurodeputetët kërkojnë që BE-­ja urgjentisht t’i transferojë refugjatët nga Maqedonia, Greqia dhe Serbia

Deputetët në Parlamentin Evropian i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe autoriteteve nacionale të vendeve ­ anëtare të Unionit se duhet të sigurojnë ndihmë urgjente që t’u ndihmojnë emigrantëve dhe refugjatëve në përballjen me temperaturat e ulëta dhe borën në disa pjesë të Evropës, duke i theksuar se me këtë rast Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinësi vende ku ka “kushte të papranueshme”.

Në të njëjtën kohë eurodeputetët u kanë bërë thirrjevendeve të BE­së që t’i plotësojnë premtimet e tyre për transportim të mijëra azil­kërkuesve nëvende të tjera, sidomos nga Greqia. Disa folës në seancën e Europarlamentit bënë thirrje që të dëgjohet thirrja e dëshpëruar e refugjatëve që janë në ishujt grekë, por siç theksuan “edhe në vende të tjera, siç janë Serbia dhe Republika e Maqedonisë” dhe eurodeputetët theksuan se është “e papranueshme” që nuk reagohet,duke pyetur “sa njerëz duhet të vdesin nga ftohti që BE­-ja të reagojë”.

Sipas debatit në shtëpinë ligjvënëse të bashkimit Evropian, deri më tani janë transportuar vetëm gjashtë për qind nga 160.000 azil­kërkues, të cilët duhet të barten nga Greqia në Itali.”Ne nuk jemi krenarë me këtë gjendje të dhimbshme”, theksoi komisari për ndihmë humanitare tëBE­së”, Hristos Stiliadis. Eurokomisari sqaroi se Unioni ndan mjaft para që t’i ndihmojë Greqisë që të përballet me kushtet e papara deri më tani, por theksoi se “disa dobësi në terren nuk kanë lejuar që paratë e marra nga Brukseli të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu