Fëmija i sëmurë, u ndihmua me 180 mijë euro nga dhuruesi anonim (FOTO)

Charlie Fearn nga Liverpuli i Anglisë, që vuan nga leukemia dhe i duhet transplanti, është ndihmuar me 180 mijë euro nga një person i paidentifikuar.

Familjarët e 11-vjeçarit janë mahnitur kur nga spitali arriti mesazhi që i njofton se dikush në mënyrë anonime i ka kryer obligimet monetare për intervenimin dhe terapinë, transmeton Telegrafi.

Kjo ndihmë erdhi pasi për të u mblodhën vetëm 12 mijë euro, ndërsa shuma e kërkuar ishte shumë më e lartë.

“Nuk menduam asnjëherë se dikush do ta bëjë këtë, që i biri ynë ta kryejë intervenimin që do t’ia shpëtojë jetën. Jemi shumë të gëzuar dhe presim me padurim të kryhet operacioni”, kanë shkruar prindërit e djaloshit, lidhur me rastin.

Mësohet se brenda këtyre ditëve, prindërit do të vendosen në Seattle të Shteteve të Bashkuara, për të qenë pranë spitalit ku do të shtrihet i biri i tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu