Gjeli gjigant i Kosovës përfundon në CNN, krahasohet me dinozaurët (VIDEO)

Një gjel i madh, pronar i së cilit është shqiptari Fitim Sejfiaj, ka pushtuar mediat e huaja, ndër to edhe Daily Mail, e tani për të ka shkruar edhe CNN.

Nëse dëshironi të shihni këtë video me gjelin, rehatohuni sepse asgjë nuk do t’iu përgatis mjaftueshëm në momentin kur ai del nga kafazi, ka shkruar CNN.

Sipas mediave të huaja, për këtë gjel duhet të përgatiten një episod i plotë i “Planet Earth”.

Ky gjel mori vëmendjen e njerëzve mbarë botën në rrjetet sociale, të cilët e quanin video e rrejshme sepse madhësia e gjelit duket e pamundur.

Mirëpo, është e konfirmuar se videoja me këtë “dinosaur” të kohës moderne është e vërtetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu