Gjiganti prej akulli që po mrekullon botën (FOTO)

Banorët e një zone në breg të Oqeanit Atlantik në Kanada nuk u kanë besuar syve për atë që panë kur u zgjuan në mëngjes.

Një gjigant prej akulli me lartësi 47 metër ishte duke kaluar shumë pranë tyre në rrugën e tij të zbritjes nga veriu për në brendësi të Oqeanit Atlantik, përcjell Albeu.com.

Ajsbergu gjigant, rreth 15 metër më i lartë se ai që shkaktoi mbytjen e “Titanikut” në vitin 1912 kaloi në zonën e Ferryland në Kanada duke shkaktuar trafik të madh në rrugë për shkak të kuriozitetit të banorëve, të cilët ndalonin makinat për të parë mrekullinë para syve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu