I hedh acid në fytyrë dhe i vë flakën të dashurës për shkak të xhelozisë së ‘sëmurë’ (FOTO)

I dashuri xheloz dhe i çmendur i ka hedhur acid fytyrës të dashurës së tij dhe i ka vënë flakën asaj, pas një postimi të qenit që kishte patur me ish – të dashurin, 24 vjeçarja.

Vajza, e njohur vetëm me emrin Yekaterina M, deklaron se partneri i saj Vyatcheslav, i hodhi asaj acid pas një zënke për një fotografi, teksa ndodheshin në apartamentin e tyre në Moskë të Rusisë.

24 – vjeçarja rrëfen se pas kësaj ai ndezi çakamakun dhe e mbajti me kokën poshtë, në mënyrë që të mos shuante dot flakët.

Në fotot e shkrepura në spital, e reja shfaqet e mbuluar me fasho në gjysmën e trupit.

Duke folur për mediat lokale, Yekaterina rrëfen se pavarësisht dhimbjes së tmerrshme ai e mbajti atë në apartament, për dy orë duke mos e çuar në spital, percjell daily mail./Shqiperiaime.al

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu