I humbur për nëntë ditë në xhungël, mbijeton nga ndihma e majmunëve (VIDEO)

Maykool Coroseo Asuna – që ka qenë duke shëtitur nëpër Amazonë të Brazilit – e ka humbur papritmas kontaktin me grupin. Turisti 25-vjeçar është larguar për pak nga vendi ku ishte kampi, por më nuk mundte ta gjente grupin për çka humbet thellë në xhungël.

Rojat dhe njohësit e terrenit të dendur me drurë dhe barishte, e kanë kërkuar pa ndërprerë, por turisti nga Kili ishte e pamundur të gjendej.

“Mbijetova fal majmunëve, që më gjuanin pemë të ndryshme dhe më dërguan te burimi i ujit. Ishin bashkëpunues dhe nuk më linin vetëm”, ka thënë Asuna lidhur me rastin. “I hoqa papuçet, hodha telefonin dhe ndriçuesin e vogël, Ndjehesha më mirë pa to. Ishte eksperiencë e vështirë, që pati përfundim të mirë.”

Gjatë kohës sa ka qenë i humbur, ai është thumbuar nga shumë insekte, por jo edhe nga ndonjë grabitqar. Pasi është gjetur, gjendja tij shëndetësore është normalizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu