IOC dënon 9 sportistë për përdorim të dopingut

Nëntë sportistë, prej të cilëve gjashtë fitues të medaljeve janë dënuar për përdorim të dopingut gjatë Olimpiadës Pekin 2008, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC) thuhet se u janë marrë çmimet gjashtë sportistëve, katër fitues të medaljes së argjendtë dhe dy të bronztë, që kanë garuar gjatë Lojërave Olimpike në Pekin, ndërkohë që tre sportistë që nuk kanë arritur të fitojnë medalje janë diskualifikuar nga garat.