Ishujt Virgjin nuk kanë President, por Trump tha se e ka takuar atë!

Vendimi i së premtes i Donald Trump për të rishikuar paktin me Iranin për programin e tij bërthamor ka zbehur një gafë të Presidentit, por ajo nuk kaloi krejtësisht pa u vënë re.

Mediat amerikane zbardhën deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit “Vlera e votuesve”, ku ai thotë se është takuar me…vetveten.

“Lashë Teksasin, lashë Floridan dhe Luizianën. Shkova në Porto Riko dhe u takova me Presidentin e Ishujve Virgjin”, ishte deklarata e tij.

Në dukje nuk ka asgjë të keqe…deri kur mëson se Ishujt Virgjin në të vërtetë janë një territor i Shteteve të Bashkuara dhe Trump me gjasa po i referohej takimit me Guvernatorin e këtyre ishujve, Kenneth Mapp.

Si për të përforcuar se nuk bëhej fjalë thjesht për një lapsus, përcjell tch, Trump e quajti vazhdimisht “President” Guvernatorin Mapp.

“Ishujt Virgjin, banorët e tij dhe Presidenti i Ishujve Virgjin kanë vuajtur shumë. Ata janë njerëz të jashtëzakonshëm dhe ne do t’u gjendemi pranë”, vijoi ai.

Kur publikoi fjalimin e plotë, zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ishte kujdesur që të zëvendësonte fjalën “President” me fjalën “Guvernator” , por ishte shumë vonë…dëmi ishte bërë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu