Kosovarit i vidhet makina në Shkodër

Një personi nga Dragashi i është vjedhur makina të premten mbrëma në Shkodër.

Viktima kishte shkuar për ta ndjekur ndeshjen futbollistike ndërmjet Kosovës dhe Islandës, por në përfundim të saj ai nuk e ka gjetur makinën ku e kishte parkuar.

Rasti tashmë është hapur në Policinë e Shtetit ndërsa këta të fundit po hetojnë rastin.

Zyrtarisht në Policinë e Shkodërs deklarojnë se më datë 24.03.2017, në lagjen “Salo Halili”, në unazën perëndimore, shtetasit J.S, vjeç 38, banues në Dragash, Kosovë, i kanë vjedhur mjetin tip “Volkswagen”. Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu