Kur serbët helmuan nxënësit kosovarë, flet Flora Brovina: Ja si e kujtoj krimin që nuk u dënua kurrë (VIDEO)

Bisedoi: Blendi Gashi

Znj. Brovina, janë bërë 27 vjet nga helmimet e nxënësve kosovarë nga Serbia. Si e kujtoni ju atë kohë?

Askush nuk e mendonte para 27 vitesh që Serbia mund të helmonte me helme neurotoksike, helme të luftës fëmijët. Edhe pse kishin ndodhur shumë të kqija më herët, ishte marrë autonomia e Kosovës, kishe ndodh segregracioni në institucione dhe shkolla, unë nuk mund ta paramendoja si një mjeke që është një profesion shumë human, që dikush mund t’i sulmoj më të pafajshmit, pra fëmijët. Nuk mund ta paramendoja se lufta do fillon me ta.

Kurrë nuk mund ta harroj situatën e trishtuar kur populli po vraponte pas fëmijëve që rrëzoheshin si drunjtë kur i pret me sopatë. Fëmijët kishin dhimbje, acarim në fytyrë, lot, kishin probleme me frymëmarrje, kishin ngërçe, skuqje në fytyrë dhe dhimje koke të hatashme.

Ajo që më habiti ishte indiferenca e palës serbe dhe pastaj intervenimi i policisë që pacientët të mos kenë mundësi të marrin ndihmën mjekësore, dhe mjekët u penguan që të intervenojnë.

Pushteti serb edhe pse thoshte se fëmijët janë duke aktruar, ishte e qartë se nxënësit u helmuan dhe këtë e tregon shfaqja në mënyrë epidemie dhe vetëm tek fëmijët fliste qartë për helmim të qëllimshëm të fëmijëve.

Për këtë ngjarje në Zagreb bashkë me mikun tim Sllobodan Llang orgnizuam konferencën ndërkombëtare për helmimin masiv të fëmijëve shqiptarë, për çka kam kërkuar nga presidenti nga nderon Llangun për guximin e tij njerëzor dhe human për mbrojtjen e fëmijëve të helmuar dhe të vërtetës në Kosovë.

Pjesë e këtij takimi ishin mjek nga Kosova dhe vendet e tjera dhe me një fjalë u dëshmua helmimi por mbeti në heshtje, sepse faktori ndërkombëtarë sikur nuk ishte i interesuar për të vërtetën e Kosovës, ose presioni i vet shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë ose propaganda e tyre se fëmijët po aktrojnë ishte më e fuqishme se zëri jonë i burgosur.

Vet faktin se u helmuan afër 8 mijë fëmijë shqiptarë në tërë Kosovën dhe jo fëmijët serbë tregon se helmimi ishte i përgatitur nga Serbia.

Vlen të ceket se janë helmuar edhe shoferët që kanë bartur drejt ambulantave fëmijët, edhe arsimtarët, të cilët janë alivanosur pra njëjtë si nxënësit.

Më rëndë janë sëmuar personat që kanë qenë të ndjeshëm, fëmijët adoleshentë, vajzat në moshën e pubertetit, të sëmuarit kronik, p.sh. është rasti i një kujdestare të klasës në shkollën “Asim Vokshi” e cila ka pasur operuar syrin dhe pikërisht ajo është lënduar më shumë nga helmi.

Një dëshmi tjetër shumë e forte se nxënësit u helmuan qëllimshëm është edhe helmimi i 31 fëmijëve të moshës nga 1-9 vjeç, në një çerdhe në Gjakovë, dhe kjo tregon qartë se fëmijët nuk mund të jenë aktorë.

Sa arritën doktorët shqiptarë të mobilizohen që tu dalin në ndihmë nxënësëve?

Me gjihë presionet që kemi pasur, kemi arrit t’i dalim ballë dhe të japim ndihmën mjekësore për fëmijët e helmuar.

Kishte disa simptome që nuk mund t’i gjeja sepse nuk i kisha gjetur as në literaturë. Për të vërtetuar se fëmijët u helmuan nga sarina u realizua një provë tek një qen dhe simptomat e tij ishin të njëjta si të fëmijëve meshkuj që u helmuan.

Edhe pse pas kësaj shumë shpejt unë dhe mjek të tjerë shqiptarë u larguam nga punë, vazhduam punën si mjek ilegal.

Shpeshherë i kemi ndihmuar njëri-tjetrit, pra kemi bashkuar ekipet e punës për tu kujdesur për këta fëmijë që kërkonin ndihmë.

Aq shumë fëmijë kanë qenë të helmuar sa atë ditë nuk i zinte as koridori i ambulantave, por mjekët shqiptarë me aq mundësi sa kishin në mbarë vendin u kanë dalë në ndihmë fëmijëve.

Unë mbas helmimit edhe për gjashtë vjet të tëra, pra deri në vitin 1996, kam vazhduar të përkujdesëm për fëmijët e helmuar dhe gjendjen e tyre.

I kam dosjet e tyre të cilat i kam ruajtur me kujdes, dhe pas burgosjes sime në prill të vitit 1999, këto dosje policia serbe nuk i ka gjetur edhe pse ka kontrolluar gjithë shtëpinë time.

Këto shënime bashkë me fletoren ku i kam majt shënimet, pra përcjell gjendjen e fëmijëve, si analizat e të tjera, i kam dhe i ruaj me fanatizëm.

Duhet ta theksoj se një ndihmesë të madhe ka dhënë shoqata “Médecins du Monde”, e Bernard Couchner i cili ka deleguar një ekspert Dr. Benedet, i cili vjen në Kosovë dhe me kolegët e Fakultetit të Mjekësisë mbledh fshehtas mosstrat e gjakut të fëmijëve të helmuar dhe i merr me vete duke anashkaluar rrugëtimin nga Serbia për në Francë.

Bëhen analizat por edhe pse vërtetohen nga ekspertja Hyller se ka pasur dyshime në helme të luftës, siç është Sarini, por Dr, Benedet pas një kohë konstaton se këto analiza janë zhdukur nga vendi ku janë ruajtur në Francë dhe ai dyshon se në këtë çështje është përzier politika, konkretisht ministri i Jashtëm francez, Dyma.

Madje në një artikull që boton në revistën shkencore e fillon me titullin “J’accuse” (Unë akuzoj). “Unë akuzoj në emër të fëmijëve të Kosovës se ata janë helmuar”.

Vlen të theksoj se edhe ekspertët e botës kanë folur në mesin e tyre toksikologu i njohur Henriks, i cili ka thënë se mjekët shqiptarë duhet dhënë argumente më shumë dhe çështjen ta ngritin në Gjykatën e Hagës.

Pse edhe pas 17 vjetësh nga liria shteti ynë nuk e ka kërkuar llogari? A duhet që kjo çështje shtrohet në tryezën e bisedimeve në Bruksel?

Ne (politika kosovare) asnjëherë nuk patëm forcë dhe situata të mblidhemi dhe të bisedojmë për këtë çështje sepse po veprohet ad-hock e jo si një trup, dhe ta dëshmojnë këtë si një fillim të gjenocidit në këtë periudhë, sepse gjenocid ka pasur edhe në periudhat e kaluara.

Unë konsideroj se edhe akuzat për gjenocid të Serbisë ndaj Kosovës duhet fillojnë me fëmijët e helmuar.

Është për të ardhur keq kjo situatë, dhe më vjen një plasje përbrenda se si nuk e gjetëm një gjuhë të përbashkët për çështje që janë interes i përgjithshëm e po flasim për fëmijët.

Unë jam e gatshme ta mbroj çdo herë këtë të keqe që i ka ndodh Kosovës dhe është heshtur kaq gjatë.

Personalisht a ju kujtohet sa fëmijë të helmuar keni mjekuar?

Kam trajtuar mbi një mijë fëmijë të helmuar. Shumica kishin një ç’rregullim, anemi të theksuar, kokëdhimbje, nervozë. Nga mos përballimi i këtyre ç’rregullimeve dy vajza kanë bërë vetëvrasje.

Karakteristikë është se në mesin e fëmijëve shqiptarë kanë qenë helmuar edhe dy vajza serbe, që aksidentalisht u ndodhën aty ku janë helmuar fëmijët shqiptarë.

Njëra ka qenë nxënëse e shkollës së mesme mjekësore që është helmu në oborrin e shkollës, kurse tjetra është helmuar në klasë në Prishtinë, ku paradite ishin helmuar fëmijët shqiptarë.

Ju keni nisur të shkruani një libër për këtë ngjarje. Ç’efekt pritni të ketë kjo libër në dhënien e llogarisë?

Libri ka qenë dashur të dalë shumë herët në vitin 1996 por ishte e pamundur pasi lufta po afrohej. Librin pritet të botohet më së largu edhe dy muaj, pasi lufta më ka penguar. Mentorët e mi mezi presin të del libri, ashtu si edhe Sllobodan Llang.

Por, më duhet të them se e imja atë kohë në rend të parë ka qenë që popullit t’i ndihmoj të mos i ndodh edhe një herë, ai krim që ndodhi.

Prandaj në pranverë të vitit 1998 në emër të gruas së Lidhjes Shiptare, organizatë kjo joqeveritare që u formu në vitin 1992, organizuam kursin e ndihmës së parë, duke formuar dhjetë ekipe të mjekëve, motra medicinale, aktivist të Kryqit të Kuq, që mbajtë ligjerata me student, me rininë, derisa mbërrim deri në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që t’i infomojmë për ndihmën e parë.

Një ndër leksionet që ishin shumë të rëndësishme, ishte edhe për helmet neurotoksike që mund të ndodhin në luftë. Ligjeratat për këtë lënd u mbajtën në amfiteatrin e Fakultetit Teknik, ku me mua ishte edhe profesori i njohur farmokolog Mentor Disha, i ndjerë tani, ku ju pregatitën edhe borushurat se si të mbrohen.

Për fund, a keni takuar paslufte ndonjë prej nxënësve të asaj kohe që keni trajtuar? Nëse po, cila është gjendja e tyre sot?

Po sigurisht që i takoi. Po ju rrëfej diç. Në një emision në radio derisa po flisja unë, u lajmërua një paciente e imja e cila ka qenë shumë e sëmurë në kohën e helmimeve.

Fjalët e saj normal të bëjnë shumë të nderuar.

Ndërsa, si diç të veçantë do e përmendja një paciente tjetër e cila ishte në kohën e helmimeve 10 vjeçare dhe atë kohë po kërkonte ndihmë nga një ambulanë në tjetrën. Unë e takova në Klinikën Neuropsiatrike, dhe vajza kishte probleme shumë të mëdha, dhe unë nuk mund t’i ofroja shërbimet që i duheshin. Ishte nga qyteti i Vitisë. E luta prindin që të kërkon ndihmë nga jashtë. Dhe ai pasi kishte mundësi e mori bijën e tij jashtë vendit për shërim nga një qendër në tjetrën. Më në fund u vendos në Gjermani për shërim dhe vajza u shërua.

Kur u lirova nga burgu me burrin tim isha në një lokal, një njeri erdhi tek unë dhe u prezantua se është babai i asaj vajzës dhe më tha “doktoreshë a e di ç’farë ka ndodhur me vajzën time? Ajo tani i ka 18 vjet dhe është ushtare e UÇK-së”. U ndjeva mirë jo pse ajo do merr hakun, por tek ajo gjatë tetë viteve ka pasur ndjenjën se dikush ka dashur ta vrasë.

Ajo kur u kthy lufta u kthye sërish në Gjermani.

Gjithmonë do më kujtohet fjalët e fëmijëve “pse doktoreshë deshtën me na mbytë? Pse, çka bëm ne? Unë kurrë këtë përgjigje nuk kam mundur t’ua jap. Nuk kam mundur t’u them se janë armiq, kriminel, sepse s’është e mirë te fëmiju të krijosh këtë ndjenjë. /tesheshi.com/

Ndiqni pamjet e nxënësve të helmuar:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu