“Mirëmëngjes kokosh”, Rama nuk i’a kursen komentuesit: Si je o pulë, mirë u çele sot? (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të ndajë me ndjekësit në ‘Facebook’-ut një foto ku shihet një infermiere e një prej qendrave shëndetësore në Tiranë.

Sipas kreut të qeverisë, se në sektorin e shërbimeve shëndetësore ka ende punë për t’u bërë, por nëse ndalet ritmi, vendi humb shumë. Kaq ka mjaftuar që në profilin e Ramës të nisin komentet nga qytetarët, të cilët kanë hedhur akuza në drejtim të bluzave të bardha, që sipas tyre po nuk morën lekë nën dorë nuk të ofrojnë asnjë shërbim. Po ashtu, mes tyre nuk kanë munguar dhe nga ato komente që etiketojnë kryeministrin si ‘kokosh’, ndërsa ky i fundit ia kthen sërish me humor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu