Muzikanti indian i bie kitarës ndërsa i operonin trurin (FOTO-VIDEO)

Një muzikant indian ka bërë diçka të pabërë më parë pasi i ka rënë kitarës në tryezën e operacionit për të ndihmuar doktorët që të kuronin spazmat muskulore të pavullnetshme në gishtat e tij.

Abhishek Prasad-it iu kërkua t’i binte kitarës sa herë që doktorët “ i digjnin” një qark në trurin e tij për të trajtuar atë që njihet rëndom si “dystonia” e muzikantëve, një gjendje që shkakton spazma të dhimbshme, dridhje dhe lëvizje të përsëritura anormale.

“Dystonia” e kishte ndaluar muzikantin që të lëvizte tre gishta të dorës: të mesit, të unazës dhe gishtin e vogël ndërsa luante në kitarë dhe pas operacionit problemi i tij u zgjidh./shqiperiaime

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu