Ndryshim drastik në futboll: S’ka më dy pjesë nga 45 minuta

Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) është duke planifikuar një ndryshim të madh në lojën e futbollit
Rregullat në futboll janë duke ndryshuar vit pas vite, disa më pak të vërejtshme e disa të tjera shumë më shumë.

Teknologjia sikurse në çdo sferë tjetër është duke ndikuar edhe në futboll, por jo edhe në vendimin e ri të IFAB.

Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) që merret me ndryshimin e rregullave në futboll, është duke menduar ndryshimin e kohës në futboll.

Ata mendojnë se nuk ka nevojë të jenë pjesët dy herë nga 45 minuta, por dy herë nga 30 minuta.

Për dallim nga rregullat aktuale, ata parashohin që 60 minuta të jenë efektive, duke e ndalur kohën sa herë topi del jashtë vijave.

Edhe ashtu, gjatë një ndeshje për shkak të ndërprerjeve humbasin më shumë se 30 minuta kohë.

Mesatarja e minutave efektive në Bundesliga sezonin e kaluar ishte 56.05 minuta për ndeshje, duke llogaritur topin gjatë tërë kohës që ka qenë në lojë. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu