Në Shkup do të ndërtohet një xhami e re (FOTO)

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit.

Derisa ka filluar të mbyllet vendi ku do të ndërtohet xhamia, vazhdon ndërtimi i zyrave të kantierit të ndërtimit. Xhamia e cila do të ndërtohet në stilin e kompleksit, në të do të ketë parking të mbyllur, kurse Kur’an-i, sallë konferencash, mensë, shatërvan dhe ndërtesa administrative. Theksohet se me shumë karakteristika do t’i përngjaj Xhamisë Mihrimah Sultan në Edirnekapi të Stambollit dhe Xhamisë Koxhatepe të Ankarasë.

Këshilltari për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), theksoi se projekti i Xhamisë Qendrore të Tophanës Shkup do të zhvillohet në partneritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Komunës së Çairit, dhe KOMASH-i si kompani e TDV-së.

Nga ana tjetër shefi i kantierit, Atilla Akşirin, duke treguar se xhamia do të ketë kapacitet për 1500 persona, tha se sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 10 mijë metra katrorë. Akşirin tha se xhamia do të ketë dy minare dhe 7-8 kupola të vogla së bashku me kupolën qendrore të madhe. Pas mbylljes së rajonit të ndërtimit do të fillojnë punimet e gërmimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu