Nën masa të larta sigurie, Franca voton për presidentin e ri

Franca zhvillon sot ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale, në mes të sigurisë së lartë pas një sulmi vdekjeprurës ndaj policisë së Parisit, tre ditë më parë.

Rreth 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë janë shpërndarë anë e mbanë vendit për të siguruar votimin.

11 kandidatë konkurrojnë për të qenë presidenti i ardhshëm i Francës, me kandidatët kryesorë që mbulojnë spektrin politik nga e majta në të djathin ekstreme, transmeton Klan Kosova.

Vendet e votimit në Francë u hapën në ora 08:00, edhe pse disa territore jashtë filluan votimet të shtunën. Votimi mbaron në orën 20:00, me sondazhin e daljes që pritet menjëherë më pas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu