Njoftim: Filluan Regjistrimet Tek “VIZIONI – M”

Moto e Shoqatës Kulturore dhe Qytetare “Vizioni – M”:

“Vizioni pa aktivitet konkret është vetëm ëndërr, vetëm aktiviteti pa vizion është humbje kohe, ndërsa vizioni me aktivitete konkrete mund ta ndryshoj botën”

Prej datës 25.09.2017 (e hënë) deri me datë 29.09.2017 (e premte) nga ora 11:00 deri ora 15:00 Shoqata Kulturore Vizioni M – Shkup bën regjistrimin e anëtarëve të rinj (nxënës dhe student).

Anëtarësimi bëhet në zyrat e shoqatës e cila gjendet ne afërsi të Kalasë të Shkupit.

 

Njoftim rreth Shoqatës VIZIONI – M;

 

HISTORIKU:

Shoqata Kulturore “Vizioni M” – shoqatë joqeveritare dhe joprofitabile kulturore e të rinjve – duke ndjerë nevojën e madhe që të plotësohet boshllëku i madh shpirtëror e kulturor, si dhe duke parë përdhosjen e tmerrshme të vlerave humane, krejt këto të shkaktuara në jetën e qytetarëve të Maqedonisë si pasojë e tranzicionit, është themeluar që ta përmbushë, plotësojë dhe stimulojë këtë aspekt të jetës në vendin tonë dhe më gjerë.

Duke e pasur parasysh faktin se timoni i një populli janë intelektualët, kjo shoqatë është formuar pikërisht nga intelektualë të rinj (studentë e profesorë) nga Shkupi e Tetova, qëllimi final i të cilëve është vetëdijesimi, përmirësimi, lehtësimi dhe avancimi i jetës së qytetarëve të këtij nënqielli.

Ajo i realizon qëllimet e saj duke bërë ngritjen dhe fuqizimin e vetëdijes kulturore, qytetare, intelektuale, religjioze e morale të qytetarëve të Maqedonisë.

Projektet e saj kryesisht janë projekte të lidhura me jetën e kulturore, edukative e rinore, si shfaqje, kurse, manifestime, seminare dhe takime me të rinjë.

Shoqata është formuar në vitin 1998 me emrin “Vizioni Multikulturor”, emër ky që për shkaqe administrative në vitin 2004 u desh të ndërrohet në Shoqata Kulturore “Vizioni M”.

 

Qëllimet e SHK “Vizioni M” – Shkup:

krijimi i një gjenerate intelektualësh të çliruar nga ideologjizmat e së kaluarës;krijimi i një shtrese elite intelektuale e cila do të dijë t’i pranojë vlerat e reja bashkëkohore, që do të dijë të bashkëjetojë me to dhe do të dijë ta gjejë vendin e saj dhe vendin e popullit të këtyre trevave në këto konstelacione të qytetërimit bashkëkohor;krijimi i një gjenerate pa paragjykime për lirinë personale të njerëzve, qoftë kjo liri e të menduarit, e të shprehurit ose liri e të besuarit a e përkatësisë ideologjike, religjioze ose e formacioneve shoqërore;avancimi i vlerave të mirëfillta kulturore e shpirtërore, të cilat për shkaqe politike qëllimisht kanë ngelur të heshtura;krijimi i sistemit të ri të vlerave në të cilat para së gjithash do të mbisundojë e mira, drejtësia, demokracia, suksesi, morali;afirmimi i vlerave autoktone dhe konkurrimi me to në vlerat e botës bashkëkohore;krijimi i një gjenerate që do të jenë qytetarë të dobishëm të këtij shteti, të kësaj shoqërie, por edhe të shoqërisë që e synon vendi ynë;paraqitja e vlerave kulturore e shpirtërore si elemente begatuese, fisnikëruese dhe të dobishme për shoqërinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu