Pas largimit nga Shqipëria, zbulohet diçka që kurrë nuk e keni ditur për De Biasin

Gianni De Biasi do të mbetet për shumë kohë pjesë e historisë së futbollit shqiptarë, në sajë të punës dhe rezultateve të arritura në rreth 5 vite e gjysmë që drejtoi përfaqësuesen kuqezi. – See more at: http://lajmi.net/pas-largimit-nga-shqiperia-zbulohet-dicka-qe-kurre-nuk-e-keni-ditur-per-de-biasin-foto/#sthash.NnR2fHyP.dpuf

Por e gjithë puna e tij në këtë periudhë ka pasur edhe faturën më të lartë financiare, 1.8 milionë euro ka paguar Federata Shqiptare e Futbollit, kjo është dhe shifra më e lartë e paguar ndonjëherë që nga viti 2002 kur presidenti Duka ka vendosur të marrë një trajner të huaj.

Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitet e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit. Rritje pagash pati i gjithë stafi, falë edhe kualifikimit në Evropian, shkruan Top Channel.

Një shifër e tillë nuk është paguar asnjëherë në të gjithë historinë e trajningut shqiptar, për trajner vendas apo të huaj. Madje edhe paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, në vitin e fundit kur mori edhe postin e drejtorit teknik, u 5-fishua, nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj.

Kjo ka qenë edhe paga mesatare e të gjithë trajnerëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri, nga viti 2002 Dosena-n, më pas Brigel, Baric, Ari Han dhe deri tek Josip Kuzhe që ishte përpara De Biasit.

I vetmi që i është afruar disi rrogës së De Biasit ka qenë kroati Oto Baric, rreth 20 mijë euro në muaj është paguar ai në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë në 15 muaj që e udhëhoqi atë.
– See more at: http://lajmi.net/pas-largimit-nga-shqiperia-zbulohet-dicka-qe-kurre-nuk-e-keni-ditur-per-de-biasin-foto/#sthash.NnR2fHyP.dpuf


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu