PD-ja bllokon rrugët, por ja çfarë bën Edi Rama dhe ambasadorja e BE-së

Kryeministri Edi Rama, në ditën kur opozita ka vendosur të bllokojë të gjitha akset rrugore për një orë, ka zgjedhur të inaugurojë restaurimin e parkut të Apolonisë.

Gjatë ceremonisë, bashkë me Ramën, është e pranishme edhe ambasadorja e BE-, Roman Vlahutin, e cila ka theksuar se Shqipëria nuk duhet të ndihet vetëm pasi do të ketë përherë ndihmë nga BE-ja.

“Në këto kodra isha për herë të parë para 2 vitesh pas përmbytjes, uji u tërhoq ne i ndihmuam njerëzit të merrnin veten, dhe kështu duhet të jetë çdo sfidë ka një zgjidhje përgjegjësia është e juaja natyrisht, mos u ndjeni vetëm BE është me ju që të përballeni me çdo sfidë dhe mundësi që qytetarët të jenë krenarë për atë që kanë trashëguar dhe ndërtuar e do ndërtojnë për vendin dhe evropën”- tha Vlahutin.

Ndërsa, në fjalën e tij, kreu i qeverisë, ka falenderuar BE, për fondin që është dhënë, ku falë saj është bërë e mundur edhe restaurimi i Apolonisë.

 “Falenderoj veçanërisht Piro Thomon, që meriton duartrokitje më shumë se unë dhe ministrja dhe kujdesin maniakal të Maks Velos që e përshëndes me kënaqësi për praninë e tij dhe më siguron se gjërat janë bërë më së miri se po mos kishte ndodhur kështu Maksi nuk do vinte. Ia dolëm që BE të mos financojë vetëm burgje dhe gjithë infrastrukturën e represionit shtetëror por të fillojë të financojë edhe infrastrukturën e mirëqenies shpirtërore”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu