Perdja e syrit, nga se shkaktohet dhe si trajtohet?

Syri funksionon pak a shumë si një kamerë. Drita futet në sy, kalon nëpër korne (një lëng i tejdukshëm në pjesën e përparme të syrit), pastaj nëpër bebëz dhe në thjerrëz.

Thjerrëza është një pjesë e pastër (e tejdukshme) e syrit e cila ndihmon fokusimin e dritës ose të pamjes (objekteve) në retinë. Retina është një ind (shtresë) i ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e pasme të syrit.

Çfarë i shkakton kataraktet?

Thjerrëza qëndron prapa irisit dhe bebëzës së syrit. Ajo funksionon pak a shumë si thjerrëza e kamerës. Ajo fokuson dritën në retinë, që gjendet në pjesën e pasme të syrit, ku regjistrohen pamjet që ne i shohim. Thjerrëza po ashtu rregullon fokusin e syrit, duke na lejuar të shohim gjërat më qartë si afër ashtu edhe larg. Thjerrëza është e përbërë kryesisht prej ujit dhe proteinave. Proteinat janë të renditura në një mënyrë precize ashtu që ta mbajnë thjerrëzën që kthjellët dhe të lejojnë kalimin e dritës nëpër të.

Por me kalimin e moshës, disa proteina mund të grumbullohen dhe të fillojnë ta bëjnë të turbullt një zonë të vogël të thjerrëzës. Kjo paraqiten kataraktin. Me kalimin e kohës, katarakti mund të bëhet më i përhapur dhe mund ta mjegullojë më shumë thjerrëzën, duke e bërë shikimin edhe më të vështirë, shkruan Mjeku.net.

Shkencëtarët dyshojnë se ka disa shkaktarë që kontribuojnë në paraqitjen e kataraktit, si duhani dhe diabeti. Ose, kjo mund të ndodhë për shkak se proteinat në thjerrëz ndryshojnë formën nga konsumimi ose dëmtimi me kalimin e viteve.

Kush është në rrezik të shtuar për t’u prekur nga katarakti?
Rreziku i kataraktit rritet me kalimin e viteve. Pra faktori kryesor i paraqitjes është mosha. Nga faktorët tjerë të kësaj sëmundje të syrit janë:

• sëmundje të caktuara si diabeti
• shprehitë personale si pirja e duhanit ose alkoolit
• ambienti, si ekspozimi i tej-zgjatur në rreze të diellit.

Si trajtohet perdja e syrit?

Simptomat e hershme të kataraktit mund të përmirësohen me syza të reja, ndriçim më të shtuar, syza kundër shkëlqimit (dritës së tepruar), ose me thjerrëza zmadhuese. Nëse këto hapa nuk ndihmojnë, operacioni është i vetmi trajtim i mundshëm. Ndërhyrja kirurgjike largon thjerrëzën e mjegullt dhe e zëvendëson atë me thjerrëz artificiale.

Perdja e syrit duhet të largohet vetëm kur shikimi dëmton kontrollin tuaj në aktivitetet e përditshme, si vozitja, leximi ose shikimi i televizorit. Ju dhe specialisti juaj i syrit mund ta merrni këtë vendim së bashku. Pasi të keni kuptuar dobitë dhe rreziqet e ndërhyrjes, ju mund ta merrni një vendim të mbështetur në informatat që keni nëse operacioni i kataraktit është i duhuri për ju. Në shumicën e rasteve, shtyrja e ndërhyrjes kirurgjike nuk do shkakton dëmtime afat-gjate të syve tuaj ose ta vështirësojë ndërhyrjen.

Ju nuk duhet të nxitoni për ta bërë operacionin, nëse perdja e syrit nuk ju pengon në përditshmëri.
Ndonjëherë katarakta duhet të largohet edhe nëse nuk shkakton probleme në të shikuar. Për shembull, katarakti mund të eliminohet nëse pengon ekzaminimin ose trajtimin e ndonjë problemi tjetër të syrit, si degjenerimin makular të lidhur me moshën ose retinopatinë diabetike.

Nëse mjeku juaj specialist i syrit gjen se ju keni katarakt, ju mund mos keni nevojë për operacion të saj për disa vite. Në të vërtetë, ju mund kurrë të mos i nënshtroheni ndërhyrjes për të larguar perden e syrit. Nëse ju e kontrolloni shikimin vazhdimisht, ju dhe mjeku juaj mund ta diskutoni nëse dhe kur mund të nevojitet trajtimi.

Nëse ju zgjidhni operacionin, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të drejtoni te ndonjë specialist për të larguar kataraktin.
Nëse ju keni katarakt në të dy sytë dhe keni nevojë për ndërhyrje, operacioni do të zhvillohet në secilin sy në kohë të ndryshme, zakonisht me dallim prej katër deri në tetë javësh nga njëri tjetri.

Shumë njerëz të cilët kanë nevojë për katarakt po ashtu kanë edhe sëmundje të tjera të syrit, si degjenerim makular ose glaukomë. Nëse keni ndonjë sëmundje tjetër përveç kataraktit, bisedoni me mjekun tuaj. Mësoni për rreziqet, dobitë, alternativat dhe çfarë rezultatesh mund të pritni nga operacioni i kataraktit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu