Prekëse, shikoni si reagojnë këta jetimë kur mësojnë se do të bëhen me shtëpi (VIDEO)

Përveç se u rritën jetimë, dy vëllezërit nga Prizreni, që deri më tani kanë jetuar në një shtëpi e cila ishte gati të rrënohej, ballafaqoheshin edhe me kushte tepër të vështira për jetë.

Por, që nga sot Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të aktiviteteve të saj, ka arritur që t’i grumbullojë paratë për ndërtimin e shtëpisë për këta dy jetimë.

Karvanit të ndihmave për ndërtimin e këtij objekti i janë bashkangjitur kompani të ndryshme dhe individë.

Derisa babai iu kishte vdekur para 13 viteve, nëna kishte ndërruar 2 vjet më pasë, duke bërë kështu që këta dy fëmijë të rriten në kushte të vështira./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu