Rusja e bukur Nina dhe djali Ariani, dashuria e parë dhe pengu më i madh i Dritëro Agollit

Ditën e djeshme shkrimtari i madh i letërsisë shqipe Dritëro Agolli humbi jetën duke lënë pas një trashëgimi të madhe letrare që nuk do ta tresë as koha as vendi.

I madhi Dritëro humbi jetën në spitalin ku po kuroj prej 9 ditësh por që gjendja e tij me kalimin e ditëve nuk po përmirësohej.

Ai humbi jetën aty në shtratin e spitalit, ku familjarët dhe mjekët e “detyruan” të kalonte plot 9 ditë duke e shkëputur nga shtëpia,familja dhe tryeza e tij e shkrimit.

Por nëse kthehemi në rininë e tij në kujtimet e bashkëshortes Sadijes dhe miqve të tij do të kuptonim sa sa shumë e donte Agolli jetën.

Në këtë artikull do të flasim mbi episodin e jetës së tij në Rusi, romancën e dashurisë me rusen e bukur dhe djalin, pengun më të madh të jetës.

Dritëro Agolli udhëtoi drejt Moskës në vjeshtën e vitit 1952 dhe u caktua të jetonte në Shën Petenburg.

Gjatë jetës së tij në Rusi ai njohu shumë njerëz e ndër to edhe Ninën, rusen e bukur me të cilën ai lindi një djalë.

Romanca e tyre u kurorëzua me martesë në moshën 25 –vjeçare por regjimi dhe prishja e marrëdhënieve me Rusinë, e shkurorëzoi martesën e tyre. Agolli u detyrua të kthehej në Shqipëri, ku pas la një djalë dhe dashurinë e tij të parë.

“Kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg. Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”.

Pas shumë kohësh Dritëro Agolli u rikthye sërish në Rusi për të takuar të birin e tij, fëmijën e parë dhe rusen e cila i mori zemrën por kësaj rradhe ndryshe, si një vizitor përkrah gruas së jetës së tij Sadije Agollit./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu