Serbët e provokuan para ndeshjes, ja si i’a jep përgjigjen në fushë Besnik Hasi

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi e ka nisur me fitore aventurën e tij me Olimpiakosin në Ligën e Kampionëve, pasi me skuadrën e tij ka mposhtur mbrëmjen e sotme Partizanin e Beogradit 3-1 në fushën e këtyre të fundit.

Grekët kaluan të parët në epërsi me golin e Ben në minutën e 6’, por vendësit barazuan rezultatin pas katër minutave me anë të Tawamba.

Në pjesën e dytë ishte sërish Ben që realizoi për 1:2 në minutën e 56’. Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat, në kohën shtesë të takimit Olympiacos shënoi edhe golin e tertë me anë të Emenike.

Hasi dhe Olympiacosi pas një jave do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Greqi, ku mund të sigurojnë raundin e fundit para kualifikimit në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu