Shpërthen bateria e iPhone 8 Plus, probleme serioze për Apple (FOTO)

Probleme për iPhone 8 Plus. Rreth 12 smartphonë janë fryrë dhe kanë deformuar ekranin. Ka ndodhur në disa pjesë të botës: Hong Kong, Japoni, Tajvan, Kanada dhe Greqi.

Ne jemi të vetëdijshëm për problemin dhe po hetojmë shkaqet e mundshme,” tha Apple në MacRumors.

Sipas MacRumors.com, problemi mund të jetë shkaktuar nga një prani e gazit brenda baterisë. Imazhet e para të telefonave të prishur u shfaqën në Tëitter: ekrani duket i deformuar dhe i fryrë.

I pari iPhone 8 Plus që hasi problemi ndoshi në Tajvan. Pronari përdori një karikues origjinal, por pas një kohe ai vuri re fryrjen e baterisë.

Për fat të mirë, situata nuk është ende alarmante. Fryrja e ekranit, në fakt, shmang shpërthimin e brendshëm të telefonit. Dhe kjo do të ishte e rrezikshme. Apple, në çdo rast, po heton dhe shqyrton iPhone-in e saj për të kuptuar se çfarë mund të ketë shkaktuar problemin.

Asgjë për të bërë, me pak fjalë, ndryshe nga Samsung Galaxy Note 7 që u tërhoq nga tregu, u zëvendësuan produket, e u pezullua prodhimi, ndërsa rastet e Apple janë të pakta.

Burimi: MacRumors.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu