Si të kuptoni nëse ju do sinqerisht

Të gjithë duan të marrin dashuri pa kushte, pikërisht atë që vetë e japin. Por, shumë shpesh ndodh e kundërta. Ai vetëm ju thotë se ju don dhe nuk e shpreh këtë me vepra, më nuk ekziston respekti, ndërsa shumicën e kohës e kalon me shokët e tij se sa me ju. Në raste të tilla, ndaloni së gënjyeri se gjithçka është në rregull dhe se ai ju do, dhe shihni nëse me të vërtetë ju dashuron. Nëse nuk është i dashuruar tek ju, atëherë është koha të largoheni.

Malltretim psiqik Partneri juaj aspak nuk kujdeset dhe ju turpëron publikisht, para familjes, shoqërisë por edhe kur jeni vetëm. Ju lëndon, i rrënon planet dhe idetë tuaja, ushtron dhunë, ju kërcënohet, ju kritikon ose ju krahason me femra të tjera.

Gjen arsyetime Edhe pse tanimë jeni bashkë për një kohë të gjatë, ai gjen arsyetime të ndryshme vetëm për të mos ju njohtuar me të afërmit e tij. Kjo do të thotë se refuzon të ketë një lidhje serioze me ju. Kur diskutoni temën e martesës ose familjes, ai i ikën kësaj teme ose gjen arsyetime.

Aspak nuk i interesojnë nevojat tuaja Me siguri edhe ju do të donit që partneri juaj të marrë pjesë në aktivitetet që bëni ose mjafton që vetëm t’ju përkrahë. Por, në vend të kësaj, ai kujdeset vetëm për aktivitetet e tij dhe plotësisht i injoron nevojat tuaja. Ai nuk beson dhe nuk ju përkrah në realizimin e qëllimeve tuaja dhe sukseseve.

Gënjen Nëse ju gënjen duke ju thënë se “frikësohet nga reagimi juaj” ose “nuk dëshiron t’i lëndojë ndjenjat tuaja” është thjesht një arsyetim. Nëse partneri juaj me të vërtetë ju do do tua tregojë të vërtetën. Ai do t’ju respektojë mjaftueshëm për t’jua treguar të vërtetën. Më mirë t’ju shohë të lënduar nga e vërteta se sa nga gënjeshtra. I zgjedh të tjerët para juve Pjesën më të madhe të kohës e kalon me shokët, dhe shumë pak me ju. Çdo kush mund të thotë se ju do, por duhet edhe ta dëshmojë këtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu