Tavë mëngjesi me perime dhe vezë

Përbërësit

3 vezë
4 lugë gjelle ajkë
55 gr djath
50 gr përshutë
2 speca
1 kërpudha
gjysëm domate
1 thelb hudhër
1 grusht magdanoz
1 lugë gjalpë
Piper te zi
Krip

Përgatitja:

Në një enë më të thellë thjemë vezët, shtojmë kremin, domatet e coptuara në kube të vogla (vetëm i kullojmë nga lëngu i tyre më parë), shtojmë përshuten e prerë imët, kërpudhat e coptuara pashtu magdanozin, specat dhe hudhren, si dhe djathin e grirë në rende, kryp dhe piper të zi sipas shijes.

Masen e përziejmë mirë.

Tiganin e lyejmë me gjalpë, pastaj shtojmë masen e përgaditur.

Masen e përgaditur e fusim në furrë dhe e pjekimpër 20 minuta në temperaturë 200 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu