Trump dhe Putin takim në Beograd? Duket se po!

Enigma që po qarkullon gjithë këto ditë në qarqet e Uashingtonit dhe Moskës për takimin ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin, është zgjidhur nga media gjigande ruse online Sputnik, e cila ka edicione në të gjitha gjuhët e botës.

Kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë dhe shefi i Kremlinit nuk do të takohen as në Rekjavik, as në Gjenevë, as në Vjenë, pra tokë asnjanëse, por pikërisht në fuçinë e barutit” që pritet ta ndajnë nga e para pas Paktit të pambyllur të Jaltës.

Bëhet fjalë për Ballkanin, zonën e trazirave të nxitura nga Moska, që kanë shtyrë dhe rrezikuar të gjitha proceset në trevat shqiptare, pikërisht kur u duk se po zgjidhet çështja kombëtare.

Portali rus i financuar nga Kremlini, Sputnik, në edicionin në gjuhën serbe bën të ditur se Trump dhe Putin do të takohen sipas të gjitha gjasave në Ballkan, por dëshira e presidentit rus është kryeqyteti i Serbisë.

Ndërsa njerëzit e Trump kanë shfaqur si preferencë kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanën, vend për të cilin president i SHBA ka një dobësi të veçantë ngaqë është origjina e gruas së tij, Melanisë, Moska nuk se ka kundërshtuar, por ka sjellë argumentet e saj se përse duhet Beogradi.

Në politikën e jashtme të administratës Trump është shkruar shkurt e qartë qëllimi dhe synimi i diplomacisë trumpiane: “armiqtë e vjetër t’i bëjmë miq dhe miqtë e vjetër t’i bëjmë aleatë”.

Siç bën të ditur Sputnik, vendi i takimit nuk duhet të jetë ndonjë vend që ka përjetuar të ashtëquajturin revolucion me ngjyra, si Ukraina apo republikat e tjera të Lindjes, por në një vend që njihet si influencë e dy palëve apo neutral.

Sipas Moskës, Beogradi është vend ideal pasi nuk është as në NATO e as në një aleancë strategjike ruse; ndonëse tashmë është e ditur fakti i blerjes së armëve ruse nga Serbia dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta prej disa vitesh.

Ish-Presidenti amerikan, George W. Bush dhe Vladimir Putin, për herë të parë janë takuar pikërisht në Slloveni.

Por Moska thekson se Serbia prej kohësh është një urë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe se ky vend është perfekt sipas Sputnik.

Po ashtu, rusët mbrojnë idenë se Serbia ka jo vetëm përvojë në luftën kundër terrorizmit, por gjithashtu ka shumë për t’i ofruar Perëndimit, dhe që do të jetë një shtyllë e paqes në rajon.

Zhivadin Jovanoviç, ish-shefi i diplomacisë së Jugollavisë, aktualisht një ekspert i portalit Sputnik thekson se gjithçka është shumë e përshtatshme që të jetë Beogradi si vend i takimit.

Ai ka shtuar se nëse Serbia do të pozicionojë veten si një partner i besueshëm siç ka qenë Jugosllavia, atëherë reputacioni i saj do të rritej.

“Ky është roli i Serbisë që ne mbrojmë dhe që duhet të jetë urë mes Lindjes dhe Perëndimit. Serbia ka jo vetëm përvojë në luftën kundër terrorizmit, por gjithashtu ka shumë për t’i ofruar Perëndimit, dhe që do të jetë një shtyllë e paqes në rajon”, tha Jovanoviç. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu