Ushtritë më të fuqishme në Botë dhe Ballkan, ja renditja e Shqipërisë (FOTO-VIDEO)

Shtetet e Bashkuara ruajnë dominancën si për fondin ushtarak, ashtu edhe për ushtrinë më të fortë në glob.

Shtetet e Bashkuara janë forca më e fuqishme ushtarake në botë, ndërsa Kroacia është ushtria më e fuqishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan portali Global Firepower, i cili merret me analizën e të dhënave mbi shkathtësitë ushtarake të vendeve të ndryshme të botës.

Analiza e detajuar që përfshin 133 vende të botës zbuloi se Shtetet e Bashkuara janë forca më e fuqishme ushtarake, e cila pasohet nga Rusia. Vendi i tretë i takon Kinës, ndërsa India është e katërta.

Franca është forca e pestë ushtarake në planet, ndërkohë që pozita e gjashtë i takon Britanisë së Madhe, Japonisë i takon vendi i shtatë, Turqisë vendi i tetë, Gjermania e nënta dhe lista top 10 përfundon me Egjiptin.

Portal i specializuar Globalfirepower në shpjegimin shoqërues të listës së hartuar nga ekspertët ushtarakë, thotë se gjatë rankimit janë marrë parasysh mbi 50 faktorë, respektivisht jo vetëm sasia e armëve, por edhe diversiteti, numri i armëve aktive dhe forcave rezervë, financimi i industrisë ushtarake, infrastruktura e transportit tokësor, shfrytëzimi i naftës dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në aftësinë mbrojtëse të vendit.

Në shpjegim gjithashtu thuhet se vendet e NATO-s kanë bonuse për shkak të mundësisë së shfrytëzimit të burimeve të përbashkëta të Aleancës.

SHBA ndan shumën më të lartë të parave për mbrojtje, deri në 587,800,000 dollarë.

Rusia ndan 44.6 milionë dollarë, ndërsa Kina shpërndan 587.8 milion dollarë në buxhetin e mbrojtjes. SHBA ka 145,215,000 popullatë të aftë ushtarake, Rusia 70,000,000, dhe Kina 750,000,000.

Shtetet e Bashkuara kanë 5,884 tanke, ndërsa Rusia ka një numër shumë më të madh, madje 20,216. Kina ka 6,457 tanke.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kroacia është ushtria më e mirë në botë, të cilën Global Firepower e ka renditur në vendin e 68 në renditjen ushtarake botërore.

Shqipëria renditet e 90-ta, Serbia është e 83-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 121-ta, Sllovenia e 113-ta, ndërsa Maqedonia zë vendin e 122-të në ushtrinë e vendeve më të forta në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu