Varrosen katër anëtarët e vrarë të familjes Sulejmani në Gllumovë (VIDEO)

Supozohej që këtë derë sot ta vizitonin dashamirët e familjes Sulejmani, për të shkëmbyer urimet e festës së Fitër Bajramit. Por në vend të kësaj, kjo familje ka hapur të pame, për katër jetët e një oxhaku të shuara për një ditë. Kështu dukej dita e sotme për familjen nga Gllumova pas tragjedisë që përjetoi dje. Farefis, fqinj e bashkëfshatarë, të njohur e të panjohur po ndajnë dhimbjen me ata që përcjellin sot më të dashurit e tyre. Pas faljes së namazit të xhenazes në Xhaminë e Gllumovës, Avdyli, Mumini, Ariani dhe Shabani u përcollën për në banesën e fundit. Qindra banorë e shoqëruan familjen pranë varrezave të fshatit Gllumovë, disa metra më poshtë shtëpive ku jetonit deri dje të ndjerit.

Banorët e fshatit Gllumovë thonë për Tv Shenja se ata nuk kanë munduar që ta ndjejnë atmosferën e Bajramit, pasi kjo festë për ta u shëndrrua në ditë zie. Ata shprehen se janë akoma të tronditur nga kjo ndodhi pasi kjo familje thonë ata kanë pasur relacione shumë të mira me gjithë banorët e fshatit.

“Në fshatin tonë, në Gllumovë Bjaram nuk ka pasur, pasi për ne ka qenë ditë zie”, tha një banor.

“E përjetuam shumë keq, Zoti i pastë në dorë…Zoti ju dhashtë xhennetin atyre e neve sabrin. Është bërë më ajo”, deklaroi një banor tjetër.

“Është rast shumë i rëndë, pasi janë njohur si familjarë të mirë, me secilin në fshat kanë pasur raporte të mira. Është rëndë pasi edhe janë të rinjë. Edhe Festa, ndikoj shumë keq tek ne”, u shpreh një banor.

Mosmarrëveshjet brenda familjes kanë qenë shkaku i tragjedisë së djeshme. Incidenti ka filluar në lagjen Gjorçe Petrov 2. Dy prej të ndjerëve, Avdyli dhe Mumini, kanë shkuar për vizitë me rastin e festës tek kusherinjtë në lagjen Gjorçe Petrov. Aty janë takuar me vrasësin. Pas një zënke verbale, Shaban Sulejmani ka shtënë me armë në drejtim të dy nipërve, trupat e të cilëve i’u nënshtruan vdekjes.

Për të mos mjaftuar me kaq, vrasësi është drejtuar për në fshatin Gllumovë dhe gjatë rrugës ka qenë i ndjekur nga njësiti Alfa. Në fshatin Gllumovë, vrasësi ka takuar afër shtëpisë së tij vëllaun e tij Avdylin në veturë, i cili po ashtu gjeti vdekjen nga dora e këtij e Shabanit. Gjatë tentimit për arrestim nga njësiti Alfa, ai ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Sipas informatave të marra nga bashkëfshatarët, vrasësi ka qenë rreth moshës 56 vjeçare, vëllai i tij rreth 46, ndërsa nipërit rreth moshës 26-27 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu