Vesel Memedi besnikërisht me Ali Ahmetin

Lideri i RDK-së Vesel Memedi e mbështet Ali Ahmetin në formimin e qeverisë së re vetëm nëse Ahmeti hynë me platformën e përbashkët të nënshkruar në Tiranë në prani të Edi Ramës.

Për Vesel Memedin e RDK-së nuk ka rëndësi kush formon qeveri VMRO apo LSDM, por me rëndësi është që të realizohet pltforma e përbashkët e nënshkruar nga liderët shqiptarë

“Shumica e partive politike shqiptare bashkarisht hartuan një platformë apo deklaratë të përbashkët rreth nevojave të domosdoshme të shqiptarëve që duhet patjetër realizuar, pavarsisht se kush formon qeverinë” shkruan Memedi

Memedi gjithashtu sot për TetovaSot u shpreh se vazhdon të qëndrojë në atë që ka thënë edhe dje në Facebook se këta parti politike shqiptare u zotuan se do t’u qëndrojnë besnik këtyre parimeve, dhe jo disa parimeve tjerra sekondare, dhe se do të jenë pro asaj shumice parlamentare që do të pranojnë këto nevoja jetike për shqiptarët.

“Shumica e partive politike shqiptare bashkarisht hartuan një platformë apo deklaratë të përbashkët rreth nevojave të domosdoshme të shqiptarëve që duhet patjetër realizuar, pavarsisht se kush formon qeverinë. Këta parti politike shqiptare u zotuan se do t’u qëndrojnë besnik këtyre parimeve, dhe jo disa parimeve tjerra sekondare, dhe se do të jenë pro asaj shumice parlamentare që do të pranojnë këto nevoja jetike për shqiptarët. Bdi dhe lideri i saj, që mori përsipër këtë përgjegjësi që të përcjell këtë platformë të përbashkët deri te pala maqedonase, ka për obligim që të japi feedback ndaj partive tjerra politike shqiptare se cila është përgjigjeja e palës maqedonase ndaj kësaj platforme të përbashkët. Në të kundërtën, këta parti politike shqiptare nuk janë të obliguar t’i përmbahen zotimit ndaj platformës së përbashkët.
Në të njejtën kohë, partitë tjerra politike shqiptare, përkrahëse të kësaj platforme të përbashkët, duhet të kenë kujdes me sjelljet e tyre, me qëllim që mos t’i japin alibi Bdi, që mos t’i përmbahen zotimit ndaj platformës së përbashkët shqiptare. Platforma duhet të jetë mbi të gjitha!” është shprehur Memedi në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe sot është dita e fundit e Nikolla Gruevskit si mandatar i formimit të qeverisë së re ku fjalën e fundit e ka Ali Ahmeti, nëse BDI nuk pranon të koalicinojë me VMRO-në  atëherë mandatin duhet ta merr Zoran Zaev./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu