Mickoski: Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 3 mijë bullgarë, pse duhet t’i fusim në Kushtetutë?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka folur në Washington për kushtin që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e vendit, në kuadër të procesit të integrimit evropian, shkruan InfoShqip.

Gjatë një diskutimi në Atlantic Council, Mickoski tha se sipas regjistrimit të fundit bëhet fjalë për një komunitet prej rreth 3 mijë qytetarësh.

“Nuk po flasim për 300 mijë, as për 3 milionë, as për 300 milionë. Po flasim për 3 mijë qytetarë. Pse duhet ta bëjmë këtë?”, deklaroi Mickoski.

Ai argumentoi se bullgarët tashmë përfshihen në kategorinë “të tjerët” në Preambulën e Kushtetutës dhe e lidhi çështjen edhe me debatin për të drejtat e njeriut.

Mickoski përsëriti gjithashtu qëndrimin se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në merita dhe jo në çështje dypalëshe. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu