Videoja hit, 2-vjeçarja përdor celularin lodër për t’u ndarë nga “i dashuri” (VIDEO)

Një dyvjeçare është bërë e njohur në të gjithë botën me videon e publikuar ku ajo ndahet me të dashurin përmes celularit lodër.

“Ç’kemi Sawyer, çfarë po bën, unë të pashë. Shkove në park me të, jam shumë e mërzitur. Nuk duhet të shihesh kurrë më me të,” – dëgjohet duke e fajësuar atë pasi e pa duke luajtur me një vajzë tjetër në park.

Pamjet e Mila janë filmuar në Arizona, ku vogëlushja duket shumë e inatosur sepse e mendon si tradhëti dhe me celularin e saj rozë në dorë i shpreh gjithcka të dashurit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu