Visar Ganiu takime derë më derë për të dëgjuar hallet dhe problemet e banorëve të Çairit

Kandidati i nga radhët e BDI për komunën e Çairit Visar Ganiu edhe ditën e sotshme vazhduar aktivitetet e tij ditore duke u takuar me qytetarë të Çairit për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre.

Në takimet e realizuara derë më derë nëpër shtëpi dhe banesa, Visar Ganiu bashkë me bartësin e listës për këshilltarë në qytetin e shkupit Besnik Ajeti, bartësin në nivel të komunës së Çairit Fikri Abdullahu, Shefin e shtabit Bujar Osmani dhe përfaqësueset e Forumit të Gruas të BDI dega e Çairit, janë pritur ngrohtësisht nga shumë familje në Çair, shkruan InfoShqip.com

Në bisedat me këto familje Ganiu ka marrë sygjerime, ide dhe këshilla se si në të ardhmen duhet të përmisohet jetesa e qytetarëve komunën e Çairit.

Gjithashtu vlen të theksohet se Ganiu ka shkëmbyer numrat e telefonit dhe email adresat me të cilat qytetarët e Çairit mund të japin këshillat, idetë por edhe të paraqesin problemet e tyre drejtëpërdrejtë me të. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu