Vjen Lufta e Madhe? Ushtria turke, gati lejen që të hyjë në Irak

Ndërkohë që kurdët e Irakut të Veriut janë duke u përgatitur që të zhvillojnë referendumin e shpalljes së pavarësisë ditën e hënë, shteti që rrezikohet më shumë prej kësaj levizjeje, Turqia është duke ndërmarrë hapat e saj.

Parlamenti i Turqisë pritet të miratojë sot një rezolutë të posaçmë që i mundëson presidentet dhe qeverisë të japë urdhrin për angazhimin e ushtrisë në territore jashtë territorit shtetërore të Turqisë, shkruan Albeu.com.

Në këtë mënyrë, ushtria turke do të ketë dorë të lirë të ndërmarrë operacione edhe në territorin e Irakut nëse do të shihet e nevojshme për shkak të qasjes për të shpallur pavarësinë nga kurdët e Irakut të Veriut.

Autoritetet lokale të Irakut të Veriut janë paralajmëruar nga Turqia zyrtare që të mos ndërmarrin hapa për shpalljen e pavarësisë , të cilat i kanë refuzuar deri më tani.

Situata është tepër e tensionuar në zonë, pasi në mbështetje të qeverisë së Irakut të Veriut ndodhen forcat Peshmerga, të cilat janë armatosur me armë moderne nga SHBA-të kohët e fundit duke ngjallur frikë për një luftë të gjerë në zonë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu