Xhaferi për arrestime: Janë bërë shkelje procedurale

Kreytari i Kuvendit Talat Xhaferi duke komentuar aksionin e sotëm policor ku  janë arretuar edhe deputet të VMRO-DPMNE-së, ka theksuar se nuk diskutohen kompetencat e prokurorisë publike, por që është bërë shkelje procedurale.

Xhaferi i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Suedi, ka theksuar se me veprinim e bërë, prokuroria nuk ka vepruar në pajtim me nenin 64 të kushtetutës dhe me nenet 51 deri në 59 të  rregullores së Kuvendit.

Sipas tij, parprakisht është dashur të dërgohet kërkesë deri tek insitucioni përkatës, në këtë rast, Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetëve.

“Mendoj që në konteks të nenin 64 të kushtetutës dhe në lidhje me nenet 51 deri në 59 të rregullores së parlamentit është bërë shkelje në zbatimin e procedurave adekuate“-theksoi kryeparlamentari Talat Xhaferi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu