Zbulohet batuta e Bes Kallakut që bëri sallën dhe Metën të shpërthejnë në të qeshura

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Fierit, ku ishte i pranishëm edhe aktori i humorti Bes Kallaku.

Në këtë foto që ka qarkulluar masivisht në media, Ilir Meta dhe Bes Kallaku duken teksa qeshin me të madhe, dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është ndonjë batutë e aktorit Bes Kallaku.

Newsbomb.al zbuloi historinë pas fotografisë, pasi kontaktoi me Bes Kallakun, i cili tregoi batutën që shkaktoi të qeshura pa fund te të gjithë të pranishmit.

“Un isha duke këndu këngën

Ta gëzoj Baftjari me raki Skrapari, pastaj doli të fliste z.Meta edhe tha, është gjë shum e bukur, që pas Baftjarit, e merr fjalën një nga Skrapari.

Un instiktivisht kur ftova z. Meta ngrita 2 gishtat lart. Pastaj i thashë mfal z. Meta por “na u ka bo ves”.

Mu ka bo ves mua tha, lere më ty…”, tregoi Bes Kallaku


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu