Zbulohet nga cila “sëmundje” vuan Remzie Osmani (FOTO)

Këngëtarja Remzie Osmani është shquar gjithmonë për zërin e saj të ëmbël dhe këngët e bukura.
Ajo është ndër emrat më të kërkuar të muzikës popullore, zhanër të cilin e kultivon me vite.

E duke qenë kaq e kërkuar, sigurisht se gjatë gjithë kohës është nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar një foto në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet së bashku me vëllanë e saj Nexhatin.

Ajo që vërehet në këtë foto është “syri i mësyshit”, që këngëtarja nuk di ta dallojë së çfarë ngjyre është.

“Kqyrne rruzën e verdh”, është përshkrimi i kësaj fotografie, teksa “syri i mësyshit”, ka ngjyrë të kaltër.

Ndoshta këngëtarja vuan nga paaftësia për t’i dalluar ngjyrat, që quhet “Daltonizëm”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu